E premte, 24 Korrik 2015
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria ka kërkuar që deputetët të mos shkojnë në pushim pa miratuar Gjykatën Speciale
Megjithatë, ai nuk tregoi se kur do të mbahet seanca për ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë themelimit të Speciales.
Mustafa në një konferencë për media ka thënë se Qeveria është angazhuar që të realizojmë programin gjatë kësaj periudhe.
“Iu kemi dhënë prioritet politikave fiskale dhe faljes së borxheve. Ulja e TVSH-së do të ndikojë në uljen e çmimit të produkteve. Kemibërë rishikimin e buxhetit 1.536 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar kemi më shumë të hyra prej 14 përqind”, ka thënë ai.
Ndërsa, rreth marrjes së disa milionave nga fondi, ai tha se paratë e veteranëve janë të sigurta, duke shtuar se është shkurtuar buxheti por sipas tij, Qeveria do ta kryejnë obligimin ndaj veteranëve.
Ai tha se nuk ka suspendim të marrëveshjes për polisat por ka moszbatim nga Serbia.
Mustafa shtoi se dialogu do të vazhdojë por do të insistojnë që të zbatohen marrëveshjet.