Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafa: Të japin përgjegjësi ata që bëjnë fushatë me KEK-un

Prizren Post | 14:42 - 06.06.2014

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka shkuar në Obiliq ku ka thënë se është i tronditur me shpërthimin. Ai ndërkaq ka akuzuar Hashim Thaçin se po bën politikë dhe fushatë me tragjedinë në KEK.

Mustafa ka thënë se është i tronditur me atë çfarë ka ndodhur. Këto ai i deklaroi gjatë një inkuadrimi të tij të drejtpërdrejt në RTK.

“Jemi tronditur shumë me këtë rast, nuk kemi informacione se çfarë ka ndodhur. Është situatë e rëndë, që njerëzit të humbin jetën… të lënduarve ju urojmë shërim …ndërsa ju shprehim ngushëllime familjeve …ndërkaq unë mendojmë se të gjithë ata që po bëjnë edhe sot politikë me KEK’un duhet të japin përgjegjësi e jo të bëjnë fushatë.” ka thënë ai.


Etiketa:
Arivisti Company