Mustafa: Të pagjeturit i kemi prioritet


E hënë, 29 Dhjetor 2014

Prishtinë – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marr pjesë në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku ka konfirmuar mbështetjen e Qeverisë për punën e këtij Komisioni si dhe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Natyrisht se nuk është lehtë as për mua si kryeministër i vendit, ashtu siç nuk ka qenë lehtë edhe për z.Thaçi, i cili ka qenë para meje, që të përballojë problemet dhe pasojat, të cilat janë shumë të rënda, që kanë të bëjnë me njerëzit tuaj dhe tanë, të cilët janë të pagjetur”, tha kryeministri Mustafa.

Etiketa: , ,
Të fundit