Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafa: Thaçi president më 2016

Prizren Post | 13:03 - 25.02.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Kryeministri i vendit, Isa Mustafa gjatë një konference për media tha se LDK do t’i përmbahet marrëveshjes për koalicionin qeverisës, duke thënë kështu se Hashim Thaçi do të jetë president në vitin 2016.

Ai gjatë kësaj konference për media tha se çështja e presidentit nuk rregullohet përmes planit qeverisës, por një gjë e tillë tha është rregulluar përmes marrëveshjes për koalicion.

“Ajo çështje nuk rregullohet përmes planit qeverisës, po ajo është rregulluar përmes marrëveshjes tonë për koalicion, dhe ne i përmbahemi plotësisht përgjegjësive dhe detyrimeve që i kemi marrë me këtë marrëveshje”, tha Mustafa.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company