Mustafa thotë se nuk do të ndërpritet dialogu


E enjte, 2 Mars 2017

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka dhënë ndonjë sinjal se do të ndërpritet bisedimet me Serbinë, pavarësisht kërkesës që është duke u bërë nga opozita.
Vendimi i fundit i Gjykatës Franceze që nuk vendosi për lirmin e tij, ka bërë që të rritet edhe më shumë kërkesa për ndërprerjen e dialogut.

Mirëpo Mustafa ka thënë se do të hapen tema tjera, derisa dialogu do të përmbyllet me njohjen reciproke të dy republikave.

“Po janë disa tema se duhet të përfundohen atje dhe procesi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen e dy shteteve, me demarkacionin në mes Kosovës dhe Serbisë, me respektimin e fqinjësisë së mirë, dhe me ndarjen e pasurisë nga koha e ish Jugosllavisë”, ka thënë Mustafa në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Ne kemi shtruar edhe më parë çështjen e të pagjeturve ku ne do të kërkojmë garanci nga BE-ja për persona e pagjetur dhe lokacionin e varrezave do të kërkojmë edhe hapjen e arkivave të ushtrisë pasi që po bëhen gërmime dhe nuk po gjinden njerëzit, do të hapet çështja e pensioneve dhe kthimi i depozitave, dëmshpërblimet e luftës, vrasjet e njerëzve, trashëgimia kulture dhe dëmshpërblimet nga dëmet fizike në prona private dhe publike si pasojë e veprimeve të Serbisë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se formati i dialogut do të bëhet në koordinim me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit.

“Tani si do të jetë formati i dialogut do të trajtojmë me presidentin dhe kryeartin e kuvendit, pjesa dërmuese e çështjeve që dialogohen atje janë qeveritare, por ne do të bëjmë përpjekje që dialogu të jetë sa më transparent”, ka thënë Mustafa.

Etiketa: , , ,