Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafa t’ia sqarojë elektoratit të LDK-së pse po i fut në shtëpi ata që e gjuajtën me molotov

Prizren Post | 16:41 - 12.10.2018

Prishtinë – Zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i është përgjigjur sot akuzave që Isa Mustafa i pati kundër PDK-së.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj tha se vendimmarrja në kohën e qeverisë së tij është bllokuar nga një pjesë e partisë së tij, të cilët jo vetëm që dolën kundër demarkacionit por nuk e votuan as për kryeministër.

“Kam pasur dhe ende kam respekt për Isa Mustafën, si profesor dhe politikan. Megjithëse jo çdo herë në politikë ai ka bërë lëvizjet dhe zgjedhjet më të mira. Në një reagim të tij sot për zhvillimet aspak të këndshme lidhur me pamundësinë e votimin të demarkacionit nga qeveria e udhëhequr prej tij duke sulmuar PDK-në, do të ndalem në dy momente. E para, vendimmarrja e tij si kryeministër asokohe u bllokua nga një pjesë e partisë së tij, të cilët jo vetëm që i dolën kundër demarkacionit por as nuk e votuan atë për kryeministër. E dyta, Isa Mustafa po ankohet në një pjesë të qeverisë aktuale që sipas tij udhëhoqën protesta të dhunshme kundër demarkacionit para dy vitesh. Por ai i mbetet borxh elektoratit të LDK-së t’ia shpjegoj pse i pranon në shtëpi ata që e gjuajtën me koktej molotovi, vezë, e gaz lotsjellës në çdo ditë të punës së tij. Në fund, pajtohem me kryetarin e LDK-së që duhet gjetur një nyje besimi për tu bërë bashkë në procesin e dialogut me Serbinë. Për PDK-në – është Kuvendi i Kosovës ku edhe LDK-ja duhet të bashkohet në takimet dhe diskutimet e ardhshme për të nxjerrë më të mirën e mundshme”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.


Etiketa:
Arivisti Company