Myftiu i Sanxhakut shokon Serbinë: Nikola Tesla ishte musliman


E shtunë, 14 Mars 2015

Myftiu i Sanxhaku, Muamer Zurkoliq e ka shokuar opinion serb sot. Ai në Rozhajë të Malit të Zi ka thënë se shkencëtari më famë botërore, Nikola Tesla pak para vdekjes ishte konvertuar në musliman dhe se flokët e një muslimani nuk mund të vendosen në kishë.

Sipas të përditshmes serbe “Veçernje Novosti”, Zurkoliq gjatë vizitës në Mal të Zi ishte maltretuar shumë në kufi, pasi që pati problem të hynte në këtë shtet. Po ashtu problem për të hyrë në territorin malazez patën edhe mbështetësit e tij.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar atë që të thotë se Tesla ishte musliman kur vdiq.

“Kohë më parë pati një shqyrtim të ashpër rreth tentimit të Kishës Ortodokse Serbe që urnën e Teslës nga muzeu ta dërgojnë në ‘Sveti Sava’. Nëse vazhdojnë të përleshen për këtë, unë duhet të ju them atyre se Nikola Tesla ka qenë musliman, pasi që para vdekjes e ka pranuar islamin. Sipas kësaj, nuk mundet hiri i një muslimani të bartet në kishë”, ka thënë Zurkoliq.

Etiketa: ,