Çarşamba, Şubat 4th 2026

Në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.
Në njoftimin e Doganës thuhet se në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kilogramë, me vlerë të përafërt rreth 8 mijë euro.
“Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
