Ndërroi jetë profesoresha shumë e dashur e gjimnazit “Gjon Buzuku”


E shtunë, 13 Janar 2024

PRIZREN – Sot, është ndarë nga jeta Nimete Vrenezi, profesoreshë shumëvjeçare e lëndës së matematikës në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit.

Ajo u nda nga më të dashurit e saj në moshën 74 vjeçare. Kontributi i saj në ngritjen e edukimit dhe arsimit në Prizren nuk do të harrohet kurrë. Shumë gjenerata të sukseshme dolën nga angazhimi i saj në Gjimnazin Gjon Buzuku.
Kujtimi për të do të jetë i paharruar.

Përpos përkushtimit në arsim ajo ishte edhe aktiviste në Forumin e Gruas të Partisë Demokratike në Prizren.

Varrimi i të ndjerës u bë sot gjatë drekës në Prizren.

Etiketa: , ,
Të fundit