Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ndryshimet që duhet të bëhen në politikën tonë

Prizren Post | 10:54 - 03.05.2016

Prishtinë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën në një shkrim të tij dërguar mediave flet për krijimin e një partie të re që po flitet kohëve të fundit në vend.

Krasniqi ngre pyetjen se ai duhet Kosovës edhe një parti e re.

“Problemi ynë nuk është, te mungesa e partive politike, por te mungesa e demokracisë së brendshme në partitë politike, te profilizimi ideologjik i tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, të vullneti i përgjegjshëm politik, intelektual, kombëtar e njerëzor të të gjitha komunitetet e organizuara në shoqërinë tonë, të mungesa e njerëzve që e duan ketë vend për të ndryshuar dhe bërë të dashur për shumicën e qytetarëve të Republikës sonë”, shkruan Krasniqi.


Etiketa:
Arivisti Company