Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Egjipt protesta të reja në mbështetje të Mursit

Prizren Post | 14:50 - 28.02.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kairo, 28 shkurt – Mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi organizuan protesta të premten në mëngjes në mbështetje të udhëheqësit të rrëzuar.
Anëtarët e “7Elsobh” ( “7:00”) protestuan në qytetin bregdetar të Aleksandrisë për të kërkuar lirimin e të burgosurve dhe për të bërë denoncimin e grusht shtetit ushtarak kundër Mursit.
Mbështetësit pro-legjitimitetit protestuan edhe në Giza, Delta të Nilit provincë e Sharqiya, Dakahliya, Menoufiya dhe në krahinën jugore Minya.

Tubimet e së premtes janë pjesë e protestave një-javore të thirrura nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit.
Në një deklaratë të enjten, aleanca u bëri thirrje mbështetësve që të marrin frymëzim nga demonstratat e fundit anti-qeveritare në Ukrainë që çuan në përmbysjen e presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç.
“Ngjarjet në Ukrainë janë ogur i mirë për ne,” pohoi aleanca.
Protestuesit pro-legjitimitetit kanë organizuar mitingje pothuajse çdo ditë që nga 3 korriku kur ushtria hoqi nga pushteti Muhamed Mursin, presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur me vota të lira./mesazhi/


Bëni një koment

Arivisti Company