Në fund të marsit formohet qeveria – në prill zgjidhet edhe presidenti

PRISHTINË – Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik, për numrat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, për datat se kur do të formohen këto institucione, qëndrimin e partisë për çështjen e dialogut dhe Ambasadën e Kosovës në Izrael.

Ish shefi i diplomacisë, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.

“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply