Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Greqi jetojnë 480 mijë shqiptarë

Prizren Post | 18:40 - 24.08.2013

ATHINË, 24 gusht – Në Greqi jetojnë mbi 480 mijë shqiptarë. Këtë thotë Censusi i vitit 2011 për regjistrimin e popullsisë në vendin fqinj.

Sipas të dhënave të publikuara sot, shqiptarët përbejnë 52.7% ,që është dhe numri më i madh i emigrantëve të jetojnë në Greqi.

Gjatë Censusit në total numri i rezidentëve të përkohshëm të huaj në Greqi ishte 911 929 persona. Pas Shqipërisë që zë 52.7% të të huajve që jetojnë në Greqi, vijnë bullgarët me 8.3%, rumunët me 5.1%, pakistanezët me 3.7% dhe gjeorgjianët me 3%, transmeton Shekulli online.

Censusi i vitit 2011 tregon se në total numri i popullsisë në Greqi është 10.8 milionë, ku 9.9 milionë kanë nënshtetësi greke, 199 mijë janë qytetarë të BE, 708 mijë janë qytetarë të vendeve të tjera dhe mbi 4 mijë rezultojnë pa shtetësi apo me kombësi të paqartë.


Etiketa:
Arivisti Company