Në Kazakistan, njerëzit mbajnë ujq për t’u mbrojtur


E premte, 19 Dhjetor 2014

wolf kzk

Kazakistan – Fshatarët në Kazakistan kanë kthyer një kafshë të pazakontë dhe grabitqare, në roje të tokës së tyre, ujkun.

“Ju mund të blini një këlysh ujku për vetëm 500 dollarë, thonë ata, dhe gjuetarët janë të bindur se nëse trajtohen mirë, kafshët e egra mund të zbuten”, raporton kanali televiziv KTK sipas BBC.

Nurseit Zhylkyshybay, nga rajoni jug-lindor Almaty, tregon për KTK se ai e ka blerë ujkun para 3 vjetësh, dhe tashmë kafsha ruan shtëpinë e tij.

“Ai nuk lidhet dhe rrallë i vendos ndonjë zinxhir në qafë për ta marrë me vete në shëtitjet përreth fshatit. Familja jonë dhe fqinjët nuk janë të frikësuar prej tij”, këmbëngul Zhylkyshybay.

Ai thotë se nëse ujku ushqehet mirë dhe nëse kujdesesh për të, ai nuk do të sulmojë, pasi ai ka ngrënë më tepër seç duhet. Por eksperti i ujqve, Almas Zhaparov thotë se kafshët e tilla janë “tepër të rrezikshme” për t’u mbajtur në shtëpi.

“Një ujk është si një bombë e kurdisur, ajo mund të “shpërthejë” në çdo moment”, tregon për KTK.

“Nëse nuk bëhet asgjë, moda e ujqve mund të përhapet mes njerëzve të pasur, të cilët do të mbajnë ujq në vend të qenit pranë shtëpive të tyre, me pasoja vdekjeprurëse”, paralajmëron eksperti.

Të fundit