Në Kosovë janë evidentuar rreth 3 mijë përdorues të drogave


E diel, 26 Qershor 2016

droga

Prishtinë – Numri i përdoruesve të substancave narkotike në tërë Kosovës, është rreth 3 mijë. Ndërsa, vetëm në këtë vit janë regjistruar 283 raste të posedimit të këtyre substancave dhe 185 raste të konsumimit.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për shënim të 26 qershorit-Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga, e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me OSBE-në.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, tha se Kosova tani ka një strategji kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë duke bashkëpunuar në luftimin e narkotikëve.

“Kosova e ka një strategji kombëtare kundër narkotikëve, e cila do t’i nënshtrohet vlerësimeve. Ne bashkëpunojmë edhe me mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Kemi një prezencë më të vogël të substancave narkotike që qarkullon në Kosovë, ka ngritje të çmimit që nënkupton se prezenca në treg është më e vogël. Në vitin 2015, në Kosovë është arritur të ketë vetën rreth 250 rrënjë kanabis që do të thotë se kultivohet pak”, tha ai.

Bajram Nuhiu ng a Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, tha se tri objektivat në luftimin e narkotikëve janë reduktimi i kërkesës, reduktimi i ofertës dhe bashkëpunimi.