Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Kosovë ndjehet një termet me magnitudë 4.3 ballë

Prizren Post | 18:53 - 15.01.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

MITROVICË – Një lëkundje e tokës është ndjerë në Kosovë, rreth orës 17:35.

Epiqendra, sipas aplikacionit që njofton për dridhjet sizmike të tokës ka qenë në veri të Kosovës, më saktë në afërsi të Leposaviqit.

Dridhjet përveç se në Veri të vendit, janë ndjerë edhe në Prishtinë.

Sipas informacioneve tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të Rihterit.

Derisa raportohet se dridhje të tilla janë dëgjuar edhe në Tiranë.


Etiketa:

Bëni një koment