Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në “OENEUM” u bë përurimi i dy veprave të autorëve tetovarë

Prizren Post | 22:27 - 19.02.2017

ZEQIRJA DHE ZEJNEPE REXHEPI ME EJUP AJDINI DHE EROLL VELIJA.

Pamje nga takimi i sotëm letrar (18.02.2017) i Klubit të Shkrimtarëve “OENEUM”, me ç’rast u bë përurimi i dy veprave të autorëve tetovarë:

1. Vepra autoriale “XX vjet me penë në dorë”, e Ekrem Ajrulit, për të cilën folën recensentët: Prof. dr. Ejup Ajdini dhe Mr. Sulejman Mehazi;

2. Vëllimi poetik “Perla e dashurisë” e Nita Belulit, për të cilën foli Dr. Zejnepe Alili Rexhepi.

Nën moderimin e gazetares së TV “Koha”, Arijana Ibrahimi, në skenën e “Oda”, në Pallatin e Kulturës – Tetovë, interpretuan vargje poetët e Klubit “Oeneum”, studentë e krijues të shumtë.
Studentet: Besarta Ramadani dhe Bjondina Vejseli, interpretuan vargje nga veprat e autorëve në fjalë, përderisa Abdylkadër Selimi e interpretoi poezinë “Pasaporta”, të poetit, studiuesit, albanologut, Prof. dr. Agim Vinca.

Për pjesën argëtuese u përkujdesën: Zana Zumeri, violiniste dhe Trim Antoni, kitarist.
Mbetemi me shpresë se do të takohemi në aktivitetin letrar të radhës!

Me nderime: Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë!


Etiketa:
Arivisti Company