Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Prizren ndodhi një tentim vrasje

Prizren Post | 10:36 - 23.05.2018

Prizren – Në orët e mbrëmjes të së martës, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një tentim vrasje si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ndaj pjesëmarrësve në komunikacion.

“Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet Audi A 3 nga Prizreni në drejtim të Suharekës, pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një Audi A 5 në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtarë ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre”, njofton Policia e Prizrenit, përcjell Klan Kosova.

“I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes; janë sekuestruar katër gëzhoja dhe një predhë plumbi. Ndërkohë është identifikuar i dyshuari e më pas është kryer një bastisje në shtëpinë e tij por nuk është gjetur për t’u arrestuar”, thuhet në kumtesë.

Pasi ka shtënë i dyshuari në drejtim të personave, njëri prej plumbave thuhet se ka goditur në njërën gomë të veturës, por që nuk ka qëlluar në ta.


Etiketa:
Arivisti Company