Në Qyshk të Pejës vritet me thikë 17 vjeçari nga Bllagaja


E mërkurë, 16 Tetor 2013

Pejë, 16 tetor – Në fshatin Qyshk të Pejës, sot ka ndodhur një vrasje. Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Pejë, sot rreth orës 12:42 është informuar, se në fshatin Qyshk, përballë shkollës fillore “Skender Çeku”, në rrugën që shpie për në fshatin Bllagajë, ka ndodhur një vrasje.

Sipas hetimeve në vendngjarje mësohet se, viktima është E. (Ali) D. (1996), i lindur në fshatin Bllagajë, ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është Sh. (Skender) G.(1997) nga fshati Qyshk i Pejës.

Sipas hetimeve të para vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës. Fillimisht kishte ndodhur një rrahje dhe me pas ishte përdorur edhe mjeti i mprehtë – thika, dhe si pasojë e goditjes me ketë mjetë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Edhe i dyshuari është i lënduar me mjete te forta dhe për momentin gjindet ne Spitalin Rajonal të Pejës duke u trajtuar.

Trupi i viktimës është dërguar për në obduksion.

Në Vendin e ngjarjes janë gjetur mjete të punës të thyera si dhe një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast tragjik.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh dhe ai gjendet nën mbikëqyrje të njësiteve të Policisë Kosovës.

Hetimet janë duke vazhduar nga sektori i Vrasjeve të Njësitit të Hetimeve Rajonale të Pejës.

Etiketa: , ,
Të fundit