Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Afrikën Qendrore militantët e krishterë vazhdojnë të masakrojnë muslimanët

Prizren Post | 15:58 - 25.01.2014

Organizata e Amnistisë Ndërkombëtare deklaroi se militantët në 2 fshatra të Republikës së Afrikës Qendrore kanë vrarë më shumë se 50 muslimanë.

Sipas informacioneve që përcjellin zyrtarët e organizatës militantët e krishterë i kanë sulmuar me sëpata dhe thika muslimanët që ndodheshin pranë xhamisë në një fshat në veriperëndim të vendit.

Ndërsa në një fshat tjetër militantët hynë brenda në një xhami dhe bënë masakër.

Ndërsa në lagjet e banuara nga muslimanët në kryeqytetin Bangui vazhdojnë të jenë të shpeshta rastet e grabitjeve dhe vrasjeve.

Në kryeqytetin Bangui si pasojë e sulmeve të sëpatarëve (militantëve të pajisur me sëpata) pardje kanë gjetur vdekjen 16 muslimanë, kurse dje 9 të tjerë. Në mesin e viktimave ndodhet edhe një ish-ministër musliman.

Në lagjet e muslimanëve kërcënime me vdekje kanë marrë edhe të krishterët që ndihmojnë muslimanët. Shtëpitë e të krishterëve bamirës janë grabitur, bëhet e ditur në lajmet që vijnë nga terreni.

Kurse forcat paqeruajtëse mundohen të evakuojnë muslimanët nga lagjet ku qëndrojnë të rrethuar e të izoluar…


Arivisti Company