E shtunë, 15 Dhjetor 2018
PRISHTINË – Është paralajmëruar që seanca për dialogun të nis në ora 16:30, por ora tashmë është gati 17:00 dhe punimet ende nuk kanë nisur.
Në sallë tashmë gjendet vetëm kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputetët e partisë së tij.
Seanca për dialogun fillimisht ishte paralajmëruar të niste në ora 14:00, por punimet u shtynë për shkak të mungesës së kuorumit.
Nëse seanca fillon punimet, aty pritet të votohet rezoluta e PSD-së dhe ligji për Dialogun.
Sipas rezolutës për dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate, njofton Klan Kosova.
Etiketa: Aktuale, Kuvendi i Kosovës, Ramush Haradinaj