Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Shkup grabitet arka me 500 mijë euro dhe 50 mijë dollarë

Prizren Post | 15:16 - 25.06.2013

Shkup, 25 qershor – Një arkë me rreth 500 mijë euro dhe 50 mijë dollarë është vjedhur nga banesa në rrugën “Bihaqka” në Shkup, kumtoi sot MPB-ja.

Pronari i banesës M.M (57) nga Shkupi, ka paraqitur në polici se një autor i panjohur në periudhën prej 21 deri më 23 qershor duke përdorur mjet adekuat ka hyrë në shtëpi dhe e ka marrë arkën metalike në të cilën kanë qenë paratë, si dhe stoli ari dhe dokumente. Dëmi material i tërësishëm vlerësohet rreth 33.580.000 denarë, transmeton INA.

Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po ndërrmeren masa për zbulimin e autorit.


Etiketa:
Arivisti Company