Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Shqipëri, nga 186 ushtarë, bëhen 3.000 “veteranë”?!

Prizren Post | 11:00 - 23.10.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

TIRANË – Tirana zyrtare social-komuniste, e dakorduar, paraprakisht, me Serbinë, kishte vendosur ta sabotonte luftën, duke përçarë Mërgatën Shqiptare, për ta shtrirë polarizimin dhe përçarjen edhe në popullin e Kosovës. Këtë po e realizonte, duke u ndihmuar nga agjentët e Serbisë brenda LPK-së.

Një dabat i nxehtë në “TV Dukagjini”, nxori në sipërfaqe “xhevahiret” – alla shqiptare -. E përbashkëta në debat e kundërshtarëve ishte sulmi unik kundër FARK-ut të Ibrahim Rugovës, LDK-së dhe vet Dr. Rugovës. Pozicionimi i komunistëve shqiptarë, pra, të Shqipërisë londineze, është i hershëm, daton më 1990, kur “Zëri i Amerikës” intervistoi kryetarin e LDK-së, Dr. Ibrahim Rugovën. Deklarimi i Tij se “Balli Kombëtar” ka qenë Lëvizje atdhetare, që ka luftuar për Shqipërinë Etnike”, i godiste, madje, meritueshëm, komunistët, që bashkëpunuan me sllavo-rusët, kundër kombëtarëve shqiptarë. Dhe, që atëherë anatema komuniste kundër Ibrahim Rugovës ka qenë permanente, e gjithmonshme!

Tirana zyrtare social-komuniste, e dakorduar, paraprakisht, me Serbinë, kishte vendosur ta sabotonte luftën, duke përçarë Mërgatën Shqiptare, për ta shtrirë polarizimin dhe përçarjen edhe në popullin e Kosovës. Këtë po e realizonte, duke u ndihmuar nga agjentët e Serbisë brenda LPK-së.

Në vitet `90-a, social-komunistët e Tiranës dërguan në Mërgatë kuadro të lartë partiakë, si gazetarë, agjitatorë profesionalë, deri edhe sekretarë partie që kishin drejtuar partinë lokale e qendrore në Shqipëri. Angazhimi i tyre kundër Fondit shtetëror të Kosovës, i shprehur në 3 %-shin e pagës mujore; kundër LDK-së dhe simotrave të saja të djathta dhe deri ke Presidenti Rugova, ishte i vrazhdët dhe i koordinuar me propagandën serbo-sllave. Realisht, LPK-në e menaxhonin Sigurimsat e riaktivizuar të Enver Hoxhës. Kuadrot e LPK-së në Mërgatë, tashmë, u bënë lakej e këlyshër të tyre.

Pjesëmarrja e LPK-së në përflakjen kriminale të Shqipërisë, më 1997, me fletushkën paçavure “Zëri i Kosovës”, kopje separate e surrogate e “Zërit të Popullit”, është dëshmi faktike e katandisjes të LPK-së. Me këtë frymë përçarëse, LPK-ja shkoi në Osllo, për ta dështuar Marrëveshjen, për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak, në luftën kundër Serbisë.

Nga: Idriz Zeqiraj


Etiketa:
Arivisti Company