Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në vitin 2039 muslimanët do t’i festojnë tre Bajrame

Prizren Post | 21:30 - 30.10.2013

Në vitin 2039, muslimanët do të kenë mundësi ta kryejnë dy herë haxhin, e kjo do të thotë se brenda këtij viti kalendarik ata do të festojnë tre Bajrame, kështu thotë një astronom saudit.

Gjatë atij viti, ritet e Haxhit në fillim do të mbahen në 10 ditët e para të janarit, e pastaj në 10 ditët e fundit të dhjetorit, thotë Abdullah El-Misnad, profesor në Universitetin Shtetëror në krahinën qendrore Kasim.
“Në vitin 2039 haxhinjët do të ngjiten në kodrën e Arafatit dhe do t’i flijojnë kurbanat në 10 ditët e para të janarit, e kjo do të përsëritet edhe në 10 ditët e fundit të dhjetorit. Kjo do të thotë se ne do të festojmë tre Bajrame (një të Ramazanit dhe dy Kurban Bajrame) në të njëjtin vit kalendarik”, thotë ai.
Viti hixhri, i cili llogaritur sipas muajve hënorë, është zakonisht 11 ose 12 ditë më i shkurtë se viti kalendarik gregorian i cili zgjat 365 ditë.


Arivisti Company