Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në Zagreb filloi takimi rajonal i Procesit Brdo-Brijuni

Prizren Post | 09:29 - 26.11.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Zagreb – Për shkak të takimit të sotëm, nga mbrëmë në Zagreb zbatohen masa të posaçme të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur që ka shkaktuar pengesa në komunikacion.


Në zyrën e presidentes së Kroacisë në Zagreb, filloi takimi i jashtëzakonshëm i kryesisë së procesit presidencial Brdo-Brijuni, në të cilin marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Evropës Juglindore. Në cilësinë e mysafirëve të nderit janë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidenti austriak, Heinz Fischer, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët u pritën nga presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Të parët që arritën ishin anëtarët e presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç, Bakir Izetbegoviç dhe Mladen Ivaniç, pastaj presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Presidenti malazez, Filip Vujanoviç dhe presidenti i Maqedonisë, George Ivanov.

Nën masa të rreptë të sigurisë, në Pantovçak më vonë arriti edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili është dhe zyrtari më i lartë amerikan që merr pjesë në këso iniciativa rajonale, që kur Barack Obama është në krye të shtetit amerikan.

Për shkak të takimit të sotëm, nga mbrëmë në Zagreb zbatohen masa të posaçme të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur që ka shkaktuar pengesa në komunikacion.

Një nga temat e samitit në Zagreb do të jetë kriza e refugjatëve e cila ka përfshirë edhe rajonin, ndërsa do të flitet edhe për përmirësimin dhe mbështetjen e proceseve integruese europiane dhe euro-atlantike të vendeve të përfshira në procesin Brdo-Brijuni, si dhe për sfidat globale të sigurisë me të cilat përballet e tërë Evropa pas sulmeve të fundit në Paris.

Takimi i parë i procesit Brdo-Brijuni u mbajt në korrik të vitit 2013. I ftuari i nderit atëherë ishte president francez, Francois Hollande.


Bëni një koment

Arivisti Company