Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nëse braktisni institucionet e Kosovës do të zëvendësoheni

Prizren Post | 16:49 - 12.04.2019

PRISHTINË – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, më nuk do të mund të kthehen në vendet e tyre të punës.

Ai ka theksuar se Serbia duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, si dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e vëmendshme për këtë.

“Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Kosovës”.

“Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet”.


Etiketa:
Arivisti Company