Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nëse Thaçi vonon vendimin për zgjedhjet e reja, do ta shpërndajmë Parlamentit

Prizren Post | 18:29 - 30.07.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit të mbajtur me krerët e partive të koalicionit, në të cilin ka munguar vetëm Kadri Veseli i PDK-së.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim u dakorduan që të merren veprimet e nevojshme për shpërndarjen e Parlamentit, njofton Klan Kosova.

“Pas tërheqjes sime dhe të Qeverisë tani është me rëndësi që të merren veprimet që vendi të shkojë në zgjedhje që populli të vendosë për institucionet më tutje. Është bindje jona që zgjedhjet të ndodhin në kohë”, ka thënë Haradinaj.

“Tani është kohë fushate dhe shihet që ka filluar është me rëndësi dhe kam dëgjuar deklarimet e Kadri Veselit që janë për zgjedhje. Ka bazë që parlamenti të shpërndahet dhe vendi të shkojë zgjedhje. U dekoduam që të mos humbet kohë dhe të ketë koordinim të veprimeve për votimin e mocionit për shpërndarjen e parlamentit. Nëse ka vonesa prej Presidentit, ky proces merr rëndësinë e vet”.

Ai ka theksuar se nuk ka një datë të saktë që ai parapëlqen që zgjedhjet e parakohshme të mbaheshin.

“Nuk po jap datë të saktë sepse është mirë që t’ju jepet hapësirë politike të gjithë partive që kjo të ndodhë në kohë të dakorduar”.


Etiketa:
Arivisti Company