E shtunë, 23 Qershor 2018
Prishtinë – Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç.
Ky takim organizohet në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, njofton KK.
Etiketa: Aleksandar Vučić, Dialogu Kosovë-Serbi, Hashim Thaçi