Nesër Vuçiç e pret Edi Ramën në takim kokë më kokë


E martë, 16 Dhjetor 2014

rama-vucic-kosovo

Beograd – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me homologun serb Alkesandër Vuçiç në orën 11:00.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, ka konfirmuar këtë takim, që do të kryhet me rastin e vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Beograd, ku po zhvillohet samiti i tretë i Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Agjencia a lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar nga burimet e qarqeve diplomatike se kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç, nesër në orën 11:00, do të zhvillojë një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama”, thotë agjencia.

Samiti i tretë i Kinë-Evropë Qendrore dhe Juglindore në nivel të qeverive, ka nisur sot me pjesëmarrjen e së paku 20 kryeministrave nga rajoni. Por vëmendja mediatike është fokusuar në takimin dypalësh Rama-Vuçiç, duke parë tensionin e fundit politik gjatë vizitës së fundit të Ramës në Beograd.