Nga 1 prilli do të rriten pagat në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje


E enjte, 18 Tetor 2018

TIRANË – Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se të ardhurat e larta në buxhet i japin qeverisë komoditetin për të aplikuar nga 1 prilli i vitit 2019 rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje.

“Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për na ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%”, është shprehur Rama, raporton TCH.

Buxheti është një nga temat që përplas pozitën edhe opozitën por që kryeministri shqiptar ka thënë se çdo fjali kundër në këtë drejtim nga rivalët politikë do të ishte e kotë.

Etiketa: , ,