E hënë, 3 Gusht 2026

KESCO ka bërë të ditur se ka pranuar njoftim zyrtar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për fillimin e zbatimit të një tarife të re për rikyçje në energji elektrike për konsumatorët e shkyçur për shkak të mospagesës së faturës së energjisë elektrike.
Sipas njoftimit tarifa do të aplikohet nga 1 shtatori i këtij viti, krahas tarifës së shkyçjes e cila tashmë është në fuqi.
Sipas njoftimit, kjo tarifë do të aplikohet krahas asaj së shkyçjes e cila tashmë është në fuqi.
Megjithatë, KESCO nuk ka treguar sa është kjo tarifë.
“Sipas njoftimit të OSSH-së, nga 1 shtatori 2026 do të aplikohet tarifa e rikyçjes për konsumatorët që janë shkyçur nga rrjeti për shkak të mospagesës së detyrimeve financiare dhe që kërkojnë rikyçjen e furnizimit me energji elektrike. Kjo tarifë do të aplikohet krahas tarifës së shkyçjes, e cila tashmë është në fuqi, në përputhje me rregullativën e ZRRE-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.
KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që faturat e energjisë elektrike t’i paguajnë brenda afateve në mënyrë që të shmangin “procedurat e shkyçjes dhe kostot shtesë që lidhen me shkyçjen dhe rikyçjen e furnizimit me energji elektrike.”
Burimi: mitropol
