E hënë, 29 Korrik 2013
Beograd, 29 korrik – Serbia nga 1 shtatori do të marrë statusin e vendit të asociuar në BE pasi që do të hyjë në fuqi përfundimisht Marrëveshja për Stabilzim Asociim. Ky është vendimi më i ri i Këshillit të Ministrave të BE në takimin e fundit në Bruksel, shkruan sot “Novosti”.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është kontratë ndërkombëtare me të cilën vendoset zona e lirë e tregtisë dhe ajo harmonizon jurisprudencën e vendit kandidat me atë të BE-së. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje hyhet në periudhën e anëtarësimit të plotë në BE.