Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nga Damasku, Irani e kërcënon Izraelin

Prizren Post | 13:48 - 18.10.2017

Gjenerali Mohammad Baqeri ka theksuar se ndodhet në kryeqytetin sirian për ta forcuar bashkëpunimin me ushtrinë siriane, për siç ka thënë, “t’i konfrontuar armiqtë tanë të përbashkët, zionistët dhe terroristët” duke iu referuar Izraelit dhe militantët suni në Siri

Të paktën që nga viti 2012, Irani, një vend mysliman shiit, ka ofruar përkrahje ushtarake për presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke i ndihmuar ushtrinë të rimarrë nën kontroll pjesë të vendit nga rebelët dhe militantët suni.

Grupi libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollahu, ka luajtur një rol të madh në përkrahje të Assadit.

Ndërkohë, Izraeli thotë se i ka goditur konvojtë e armëve të ushtrisë siriane dhe Hezbollahut gati 100 herë në pesë vitet e kaluara, transmeton Express.


Etiketa:
Arivisti Company