Nga sot Ministria e Mbrojtjes fillon detyrën


E hënë, 21 Janar 2019

PRISHTINË – ot zyrtarisht ka filluar procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndërsa me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti, Rrahman Rama kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, në hyrje të objektit të Ministrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Berisha me këtë rast tha se sot është ditë e veçantë për FSK-në dhe qytetarët e saj pasi nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri, raporton Telegrafi.

“Sot është ditë e veçantë për FSK dhe qytetarët e Kosovës, që nga sot ndryshon emërtimi i Ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes. Zyrtarisht që nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës…”, tha ministri, duke falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të, përfaqësuesit e NATO-s etj.

Ai tha se procesi i tranzicionit do të jetë gradual, transparent dhe sipas tij është paraparë një plan 10-vjeçari i arritjes së kapaciteteve të mbrojtjes.

Sipas tij, FSK do të jetë një forcë multi-etnike, profesionale, në të interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Etiketa: , , ,