0°C
Prizren

Nis NBA, Curry ka ende etje për fitore

Prizren Post | 08:33 - 17.10.2018

Ka nisur kampionati amerikan i basketbollit dhe Golden State Warriors kanë debutuar në sezonin e ri me fitore.

Kampionët në fuqi të NBA mundën me rezultatin 108-100 në mbrëmjen hapëse Oklahoma City Thunder, të cilëve u mungonte Russell Westbrook.

Stephen Curry ishte lojtari më i mirë i Golden State, me 32 pikë, 8 topa në tabelë dhe 9 asist.

Në ndeshjen tjetër, Boston Celtics fitoi 105-87 kundër Philadelphia 76ers.


Etiketa:
Arivisti Company