Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nishani: Ligji i pronave të rishqyrtohet

Prizren Post | 13:21 - 29.12.2015

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sot ka kthyer për rishqyrtim ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Ligji i miratuar në Kuvend më 5 dhjetor me 78 vota pro, 44 kundër dhe 1 abstenim, synon t’i japë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të nisur prej gati 25 vjetësh.

Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se ligji në fjalë bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimin pilot “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, jurisprudencën e GJEDNJ-së, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese.


Etiketa:
Arivisti Company