Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

NISMA dhe BD-ja shkaktojnë “termet” në Zhur të Prizrenit, PDK-ja dhe LDK-ja në ankth

Prizren Post | 16:11 - 02.06.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj është pritur nga qindra banorë të fshatit Zhur të Prizrenit, një pritje e jashtëzakonshme dhe e pa parashikuar kësisoji.

Limaj iu ka premtuar zhurjanëve se Nisma, do të angazhohet që të punojë për të përmisuar jetën e tyre, duke intervenuar në ato pika ku partia në pushtet i ka lënë të harruar, por edhe çdo proces tjetër do ta zhvilloj edhe më tutje, me qëllim që zhurianët të kenë një jetë sa më të mirë.

Ai shpalosi vizionin e Nismës, për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai po ashtu premtoi se do të punojë për të rritur cilësin në arsim, shëndetësi dhe në të gjitha fushat e jatës.

“Kërkoj nga zhurjanët që të bëheni pjesë e ekipit tonë për ndryshime pozitive që e presin vendin me 8 qershor”.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, ndërkaq para zhurjanëve tha se ”ka ardh momenti që vizioni ynë politik të mbështetet fuqishëm, duke pasur parasysh se ky rajon vazhdimisht kanë qenë në ballë të proceseve dhe ndryshimeve për interes të qytetarëve të Kosovës”.

“Pavarësisht presioneve të stilit mafioz që iu bëhen qytetarëve dhe aktivistëve politikë nga partia në pushtet, ne jemi të vendosur në përcaktimin tonë për t’i kthyër dinjitetin Kosovës dhe qytetareve të saj”.

“Zhurjanët me votën e tyre me 8 qershorë duhet t’i thonë jo atyre që mashtruan dhe gënjyen gjatë gjithë kohës të cilët premtuan Hidrocentral e Stadion Evropian por që nuk e bënë kurrë”.

Të pranishmëve në këtë dubim masovik iu drejtuan edhe kandidatët për Kuvend të Kosovës të cilët vijnë nga ky fshat Sejdullah Hoxha dhe Skender Susuri.

Sejdullah Hoxha iu bëri thirrje bashkëvendasve të tij që të dalin në zgjedhje në mënyrë sa më masovike dhe të japin votën e tyre për ndryshime në Kosovë, ndryshime këto që padyshim do të jenë të mundura vetëm me NISMËN dhe ekipin e saj.

Kandidati tjetër për deputet, Skender Susuri falënderoi struktuart e BD-së për besimin dhe përgjegjësinë e dhënë për të qenë kandidat për Parlamentin e Kosovës.

“Zhuri me prezencën dhe me votën e dhënë në zgjedhjet e kaluara kanë dëshmuar se janë bastion i Bashkimit Demokratik dhe jemi thellë të bindur se duke iu falenderuar votës së Zhurit ne besojmë fuqishëm se do të fitojmë në këto zgjedhje”.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company