E hënë, 26 Shtator 2022
PRISHTINE – Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diele në Kolovicë të Prishtinës.
Në lidhje me këtë rast gjatë ditës së djeshme policia kishte arrestuar një person. Siç bënë të ditur policia ngjarja kishte ndodhur në ora 10:35, të mëngjesit.
Ndërsa në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti ishte qëlluar me armë zjarri nga pakujdesia gjatë kohës që kishte qenë në gjueti.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.