Një person ka vdekur në fshatin Krajk të Prizrenit


E martë, 4 Tetor 2022

PRIZREN – Një person ka vdekur në fshatin Krajk të Prizrenit, të hënën rreth orës 14:30.

Sipas dëshmitarit, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja sa ishin në një fushë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Etiketa: , ,

Leave a Reply