Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë godet Pakistanin


E diel, 10 Prill 2016

Raportet thonë se një tërmet i rëndë i shkallës 6.6 ka lëkundur ndërtesat në Afganistan dhe Pakistan. Dridhja gjithashtu është ndjerë edhe në Indi.

Mediat pakistaneze raportojnë se tërmeti ka ndodhur në orën 15:58 dhe se ka zgjatur disa minuta.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 39 kilometra nga qyteti pakistanez Ashkasham dhe 282 kilometra në verilindje të Kabulit në Afganistan.

Ende nuk ka informacione nëse tërmeti ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale.

Etiketa: ,
Të fundit