Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Një tjetër tragjedi emigrantësh në ujërat e Italisë

Prizren Post | 16:36 - 26.05.2016

Një gomone me rreth 100 persona është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e 20-30 personave në kanalin e Sicilisë.

Alarmi është dhënë fillimisht nga një mjet fluturues i “Eunavformed”, një mision i Bashkimit Europian. Në vendin ku është përmbysur gomonia ka mbërritur menjëherë Roja Bregdetare italiane, forcat e së cilës u kanë shpëtuar jetën 80 personave.

“Eunavformed” ka publikuar në rrjetet sociale foto të gomones dhe emigrantëve libianë që kërkonin ndihmë duke ngritur duart lart e duke tundur rrobat në ajër.


Arivisti Company