Një xhami me aromë Andaluzie në tokën gjermane


E martë, 30 Dhjetor 2025

Në Mynih po ndërtohet një xhami e re, e cila, me pamjen e saj imponuese dhe funksionin fisnik, pritet të jetë referenca e jetës islame në këtë qytet nammadh gjerman. Në një farë mënyrë, edhe pse jo fort pompoze, madje modeste në përmasa, ajo konkuron xhaminë e njohur të Këlnit.

Thuhet se bukuria e saj do të jetë si një galeri e qytetërimit islam, ku disa elementë do të evokojnë Kordobën e famshme, atë që qytetërim të mahnitshëm që muslimanët ngritën në tokën spanjolle – Andaluzi, i cili zgjati tetë shekuj dhe u bë parerëndës dhe inspirim për Rilindjen Europiane.

Projekti i kësaj xhamie ofruar në 3D nuk lë vend për dyshime mbi mrekullinë stilistike që do shpalosë.


Burimi: tesheshi

Të fundit