Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Njoftim nga BIK-u, kësaj radhe nuk do te falet namazi i Bajramit në xhamitë e Kosovës

Prizren Post | 15:04 - 22.05.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinion e gjerë se dita e parë e Fitër – Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

Në kohën e Fitër – Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por e ritheksojmë se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.

Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit .

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga pandemia.


Etiketa:

Bëni një koment