Njoftim për vaksinat kundër gripit sezonal


E shtunë, 7 Dhjetor 2019

PRIZREN – Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga dita e hënë, 9 dhjetor, do të fillojë imunizimin e kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal.

Imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat me semundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion.

Tanimë janë shpërndarë gjithsej 6500 vaksina në të gjitha njësitë e vaksinimit të QMF-ve, për ta ofruar këtë shërbim çdo personi që ka nevojë.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Etiketa: , , ,