Nuk do ta besoni cili klub e kërkon Ronaldon


E enjte, 1 Tetor 2015

Orlando City është i interesuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Cristiano Ronaldo spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Numri një i klubit Orlando City, Flavio Augusto Da Silva ka bërë të ditur se Ronaldo është i pari në listën e tij për edicionin e ardhshëm dhe se do të bënte gjithçka për ta transferuar atë.

Te Oralndo City, Ronaldo do të gjente Kakan i cili u transferua gjatë verës nga Milani.
“E vërteta është se ne e duam shumë Cristiano Ronaldon. Do ta transferoja atë pa u menduar dy herë. Ronaldo është më i kompletuar fizikisht se Messi. Shpresojmë që të mundemi të nënshkruajmë me të për sezonin e ardhshëm. Kemi dëgjuar gjithmonë që Cristianos do t’i pëlqente të vinte e të luante në SHBA. E them përsëri se nuk do të heq dorë lehtë nga Ronaldo”, ka thënë numri një i klubit të Orlandos.

Etiketa: ,