Nuk e pranon stolin, Napoli e nxjerr në shitje Hysajn


E mërkurë, 15 Maj 2019

Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit.

E gjithë kjo, për shkak të një prapaskene.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj dhe ka ardhur ky vendim për largimin e tij.

Deri më tani, dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, ekipe që kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur shërbimet e shkodranit.

Etiketa: , ,