Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja

Prizren Post | 08:53 - 04.09.2014

Prishtinë – Ymeri ka thënë se përderisa ekziston shumica në Kuvend nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka vlerësuar se zgjidhja e ngërçit politik është tërheqja e PDK-së pasi, sipas tij, ka mbaruar koha e saj për të qenë në pushtet.

Ymeri ka thënë se përderisa ekziston shumica në Kuvend nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

Ai ka deklaruar se bllokada që po bëhet nga PDK’ja po e dëmton Kosovën për shkak se çdo ditë e PDK-së në pushtet është ditë e humbur për shtetin dhe qytetarët e saj. /Epoka e Re/


Etiketa:
Arivisti Company