Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Numërohen mbi 62% e votave, PS e Edi Ramës prinë me 74 mandate

Prizren Post | 17:06 - 26.06.2017

Tiranë – Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 62% të votave. Teksa janë numëruar 3343 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 47.85% të votave, e ndjekur nga PD me 28.25% të votave dhe LSI me 14.41% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje, transmeton Top Channel.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Sfida më e fortë po zhvillohet në Korçë, mes mandatit të 6 të PS-së dhe të 2-tit të LSI-së, që sjell ndryshime të shpeshta të mandateve të PS-së në 74-73 dhe LSI-së 18-19.

Bazuar tek numërimi deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 74 mandate
PD – 43 mandate
LSI – 18 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.


Etiketa:
Arivisti Company