Nxënësit kthehen sot në bankat shkollore


E hënë, 3 Tetor 2022

PRIZREN – Me një muaj vonesë, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas suspendimit të grevës pesë javore nga SBASHK-u.

MASHTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërkohë që SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton do të formojë sot një grup punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen riplanifikimet në shkolla.

Etiketa: , ,

Leave a Reply