E hënë, 17 Qershor 2013
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Irlandën Veriore, për të marrë pjesë në Samitin e G8-ës.
Obama, fillimisht, u është drejtuar studentëve në Belfast, duke u bërë thirrje që të mëbshtesin fuqishëm procesin e paqes atje.
Konflikti në Siri pritet të jetë lart në agjendën e samitit.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Siria do të jetë po ashtu në fokus të bisedimeve midis Obamës dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të cilët do të takohen në margjina të samitit.
Etiketa: Barack Obama, G8